Gjyqtarit shqiptar i besohet Atalanta-Young Boys

Futboll

Gjyqtarit shqiptar i besohet Atalanta-Young Boys

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 11:42
Gjyqtarit shqiptar i besohet Atalanta-Young Boys

UEFA i ka besuar në ditën e sotme edhe arbitrave shqiptarë që do të vendosin drejtësinë në dy takime.

Më tepër përgjegjësi do të ketë Enea Jorgji që do të jetë kryesori i përballjes mes Atalantës dhe Young Boys, në fazën e grupeve të “UEFA Youth League”.

Jorgji do të ndihmohet nga Nertil Bregasi dhe Emigers Gançi. Nga ana tjetër do të kemi një treshe gjyqtarësh shqiptarë edhe në përballjen Csikszereda-Angers.

Kjo përballje zhvillohet për U-19 në “UEFA Youth League”, ndërsa do të drejtohet nga Eldorjan Hamiti që ka ndihmën e Rejdi Zaimit dhe Arbër Zallës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat