Pochetinno: Manchester City është ndër skuadrat më të mira në botë

Futboll

Pochetinno: Manchester City është ndër skuadrat më të mira në botë

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 11:57
Pochetinno: Manchester City është ndër skuadrat më të mira në botë

Trajneri i Paris Saint-Germain Mauricio Pochettino ka thënë që Lionel Messi padyshim që është lojtari më i mirë në botë, pasi që ky i fundit shënoi golin e tij të parë në fanellën e gjigandit francez kundër skuadrës së Manchester Cityt.

PSG mposhti mbrëmë me rezultat solid 2:0 kampionin e Premier Ligës angleze në stadiumin “Parc des Princes”, përmes golave të mesfushorit Idrissa Gueye dhe Lionel Messit.

Goli i Messit ishte i pari në ngjyrat e PSG, pas paraqitjes së katërt të tij, që nga transferimi prej Barcelonës si lojtarë i lirë gjatë kësaj vere.

“Unë mendoj që paraqitja e tij ishte e mahnitshme, dhe po ashtu ai shënoi një gol tejet fantastik. Padyshim që ai është lojtari më i mirë në botë. Sigurisht që jam i lumtur ta shikojë atë duke luajtur”, tha Pochettino.

“Ai dhe pjesa tjetër e skuadrës punuan shumë që të sigurojnë këtë fitore. Nuk është kurrë e lehtë, Manchester City është ndër skuadrat më të mira në botë. Prandaj jemi tejet të lumtur”, shtoi trajneri argjentinas.

Lionel Messi ka shënuar më së shumti gola se ndonjë lojtarë tjetër në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt, respektivisht shtatë gola të shënuar. Goli i tij mbrëmë ishte i 27 kundër skuadrave angleze, 15 gola më shumë se çdo lojtarë tjetër. Vetëm Cristiano Ronaldo ka më shumë gola kundër skuadrave nga vendi i njëjtë, skuadrave nga Gjermania, ku ka regjistruar 28 sosh në histori të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat