Deklarata shokuese e ish-të dashurës së Maradonës: Ju urrej të gjithëve, bij kur*ash!

Futboll

Deklarata shokuese e ish-të dashurës së Maradonës: Ju urrej të gjithëve, bij kur*ash!

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 12:07
Deklarata shokuese e ish-të dashurës së Maradonës: Ju urrej të gjithëve, bij kur*ash!

Pothuajse një vit ka kaluar nga vdekja e Diego Armando Maradonës, por polemikat nuk duket se do të qetësohen. Këtë herë skandali u nxit nga Mavys Alvarez, e dashura kubane e “Pibe de Oro”, të cilën e njohu gjatë viteve që jetonte në Havana për të trajtuar varësinë nga droga.

Vajza, asokohe adoleshente dhe tani grua 41-vjeçare, foli për herë të parë në televizion: “Unë isha thjesht një vajzë, nuk kisha keqdashje. Ai ishte një i huaj, një njeri i pasur dhe më kishte vënë re. Nuk mund t’i thoja jo. Ishte një privilegj të isha e dashura e tij”.

Këtë deklaratë e bëri për transmetuesin e gjuhës spanjolle, “América TeVé”. Me tej, gruaja kubaneze shtoi:

“Diego më mësoi të pi kokainë kur isha 16 vjeçe. Në fillim më tha që, nëse e prekja, do të më vriste, por pas një kohe nuk i pëlqente ta pinte më vetëm. Pastaj këmbënguli shumë, derisa nisa ta konsumoj dhe unë të bardhën”.

Intervista e Mavys Avlvarez bëri bujë në Argjentinë dhe nuk u përjetua mirë në familjen e Maradonës.

“Bij kurvash, as nuk ju uroj vdekjen, thjesht sepse nga atje lart do t’ju bluajë me dhëmbët e tij, – shpërtheu Gianinna në Instagram, vajza më e vogël e ‘Pibe de Oro’. – Mos thoni që të mos më zemërohem, kaq mjafton. Unë ju urrej të gjithëve, bij kurvash”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat