Klopp: Në shumë situata të tjera të ngjashme ai ishte i pranishëm

Futboll

Klopp: Në shumë situata të tjera të ngjashme ai ishte i pranishëm

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 12:29
Klopp: Në shumë situata të tjera të ngjashme ai ishte i pranishëm

Mesfushori Curtis Jones nuk e ka filluar sezonin e ri 2021/22 ashtu siç kishte shpresuar, por tani është duke treguar paraqitje tejet të mira për skuadrën e Liverpoolit.

Mesfushori anglez paraqitjen e parë nga fillimi i ndeshjes e bëri në Carabao Cup kundër Norwich, dhe vazhdoi si titullar në barazimin 3:3 kundër Brentfordit, ndeshje kjo në të cilën ishte edhe golashënues.

Jones ishte përsëri titullar për Liverpoolin në ndeshjen e mbrëmshme kundër Portos, ku trajneri Jurgen Klopp ishte tejet i kënaqur me paraqitjen e tij.

Po ashtu, gjë interesante rreth paraqitjes së Jones ishte që mesfushori nuk po ndjehej mirë para ndeshjes mbrëmë, tregoi trajneri Klopp.

“Curtis zhvilloi një ndeshje tejet të mirë. Ai kishte disa probleme me stomakun para ndeshjes. Stafi mjekësorë më tregoi që ta monitorojë atë, por pas ndeshjes i thash atij që çfarëdo që ka, le ta mbajë atë, sepse bëri një paraqitje tejet të mirë”, tha Klopp.

“Ai luajti mrekullueshëm, ishte kudo në fushë, ishte i përfshirë në çdo gjë. Asistoi te goli i parë, ku më pas portieri e kishte të pamundur të intervenonte. Në shumë situata të tjera të ngjashme ai ishte i pranishëm, ndoshta në aspektin ofensiv jo, por në atë defansiv ai ishte i paprekshëm”, shtoi trajneri gjerman.

Curtis Jones zhvilloi mbrëmë 90’ minuta të plotë në fitoren 5:1 të Liverpoolit kundër Portos, duke kontribuar me dy asistime te golat e Salah dhe Firminos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat