Messi flet pas golit të parë me PSG-në

Futboll

Messi flet pas golit të parë me PSG-në

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 12:37
Messi flet pas golit të parë me PSG-në

Lionel Messi ia doli të shënonte golin e parë me PSG dhe këtë e bëri në kompeticionin më të rëndësishëm Evropian për klube, e ndaj një rivali direkt si Manchester City.

Kritikat nuk kishin munguar për argjentinasin i cili në tre ndeshjet e para (Ligue1 & Champions) edhe pse ishte aktivizuar nuk kishte bërë asgjë për t’u mbajtur mend, shtojmë këtu edhe gjestin ndaj Pochettinos në  momentin e zëvendësimit.

Me golin e mbrëmshëm Messi regjistron kështu sezonin e 17  radhazi që shënon në Ligën e Kampionëve duke barazuar rekordin e Benzema që e vendosi vetëm disa minuta më parë.

“Ishte një natë perfekte kundër një kundërshtari të madh. Për ne, ishte shumë e rëndësishme të fitonim këtë ndeshje pas barazimit në Brugge.

Jam shumë i lumtur që kam shënuar. Nuk kam luajtur shumë kohëve të fundit.Po përshtatem pak nga pak. Ajo që është e rëndësishme është të vazhdojmë të fitojmë.

 Marrëdhënia jonë do të bëhet më e mirë pas çdo ndeshjeje. Ne të gjithë duhet të rritemi së bashku, të rrisim nivelin tonë të lojës,” tha ndër të tjera argjentinasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat