La Liga zbulon situatën dramatike te Barcelonës

Futboll

La Liga zbulon situatën dramatike te Barcelonës

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 14:24
La Liga zbulon situatën dramatike te Barcelonës

La Liga ka publikuar kufijtë e pagave të ekipeve të Kategorisë së Parë dhe të Dytë për këtë sezon, me Barcelonën që është një nga entitetet më të prekura, me humbje prej gati 285 milionë euro. 

Real Madrid mbetet në krye, si sezonin e kaluar, me një kufi pagash prej 739.163 milionë euro.

Madje, klubi i bardhë e ka rritur këtë kufi deri në 270 milionë euro në krahasim me sezonin e kaluar.

Kjo do të thotë se Barça, me një kufi prej 97.942 milionë euro, ka shtatë herë më pak buxhet për të shpenzuar për paga sesa rivali i saj kryesor, Real Madridi.

Klubi katalanas zbret në vendin e shtatë, duke pasur para entiteteve të tilla si Sevilla, Atlético Madrid, Villarreal, Real Sociedad dhe Athletic Club. Në renditje, Valencia është ajo që del si një nga më të prekurat dhe vendoset e fundit, me një kufi pagash që është ulur gati 70 milionë euro, në 30.986 milionë të tilla, shkruan Telesporti.

Sevilla, Getafe dhe Granada janë skuadrat që, përveç të bardhëve, kanë arritur ta rrisin kufirin e pagave në krahasim me sezonin e kaluar, ndërsa, përveç Barçës dhe Valencias, skuadra të tilla si Atlético, Athletic, Betis, Granada dhe Levante i kanë reduktuar pagesat e tyre.

Këto janë kufijtë e pagave të ekipeve të La Liga-s dhe krahasimi me sezonin e kaluar:
Ekipi / 2021-2022 / 2020-2021
Real Madrid – 739,163 – 468,52 milionë euro
Sevilla – 200,399 – 185,8
Atlético Madrid – 171,606 – 252,72
Villarreal – 159,292 – 145,24
Real Sociedad – 127,704 – 100,87
Athletic Club – 111,818 – 119,81
FC Barcelona – 97,942 – 382,71
Espanyol – 77,873 – 45,34
Betis – 70,864 – 71,3
Celta – 65,530 – 62,51
Getafe – 64,470 – 52,58
Osasuna – 56,230 – 46,63
Granada – 53,498 – 56,48
Mallorca – 46,129 – 19,04
Cádiz – 45,388 – 41,08
Alavés – 42,858 – 41,08
Rayo – 41,829 – 16,41
Elche – 41,525 – 34,6
Levante – 32,108 – 37,61
Valencia – 30,986 – 103,39
TOTALI: 2.277,214 – 2.283,72 milionë euro

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat