Casemiro: Ka ndeshje ku luajmë keq dhe fitojmë

Futboll

Casemiro: Ka ndeshje ku luajmë keq dhe fitojmë

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 15:12
Casemiro: Ka ndeshje ku luajmë keq dhe fitojmë

Mesfushori i Realit të Madridit, Casemiro, ka folur për mediat pas humbjes përballë Sherifit të Tiraspolit. Braziliani ka theksuar fillimisht se ekipi i tij ka qenë i pafat në këtë takim.

“Ky është futbolli, një skuadër gjuan 20 herë në portë, luan mirë dhe ekipi tjetër bën dy gjuajtje në portë dhe fiton takimin”, ka thënë Kasemiro. Më tej, ai nuk i ka kursyer kritikat në drejtim të mbrojtjes, që vazhdon të mbetet “thembra e Akilit” për ekipin e Ançelotit.

“Duhet të jemi shumë më të kujdesshëm në mbrojtje. Mendoj se kemi bërë një punë të mirë, por edhe portieri i tyre ka bërë një paraqitje të shkëlqyer”, ka shtuar ai. Më tej Kasemiro ka shtuar:

“E kemi nisur mirë takimin, kishim gjithçka nën kontroll. Mund të kishim shënuar të parët.

Madje edhe kur ishim 1-1 mund të kishim shënuar golin e fitores, por e shënuan ata që ishte vërtet një gol i mrekullueshëm. Këtë vit po ndodh diçka e çuditshme, ka ndeshje ku luajmë keq dhe fitojmë, ka edhe ndeshje ku luajmë mirë dhe humbasim".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat