United kërkon pikët e para në Champions

Futboll

United kërkon pikët e para në Champions

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 21:00
United kërkon pikët e para në Champions

Në Old Trafford zhvillohet ndeshja e raundit të dytë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve, ndërmjet Manchester Unitedit dhe Villarrealit.

Djajtë e Kuq e filluan keq edicionin e ri në garën më të madhe evropiane për klube duke pësuar humbje nga Young Boys.

Në anën tjetër, Nëndetësja e Verdhë siguroi një pikë në barazimin prej 2-2 ndaj Atalantas.

Dy strategët, Ole Gunnar Solskjaer dhe Unai Emery, i kanë zgjedhur njëmbëdhjetëshat startues për takimin e Grupit F.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat