Si shkojnë negociatat?

Futboll

Si shkojnë negociatat?

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 21:42
Si shkojnë negociatat?

Sulmuesi pritet të mbetet pjesë e gjigantit spanjoll.

Ansu Fati është rikthyer nga lëndimi pas 10 muajsh dhe menjëherë realizoj gol në përballjen me Levanten.

Futbollisti ka kontratë aktuale me klubin deri në qershor të vitit 2022, dhe tashmë ka nisur bisedimet me Barcen për një marrëveshje të re.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, negociatat mes palëve janë duke shkuar shumë mire dhe thuhet se marrëveshja e re mund të finalizohet javën e ardhshme.

‘Blaugranët’, dëshirojnë ta blindojnë yllin e tyre duke i ofruar zgjatje të kontratës me pagë më të lartë.

Përveç Fatit, drejtuesit e Barcelonës janë në bisedime edhe me Pedrin pasi edhe atij i skadon kontrata në fund të edicioni, por klubi dëshiron ti mbajë në ekip për një kohë të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat