​Situata te Barcelona, Koeman thotë se ndihet i mbështetur, De Jong lëshon mesazhin e tij

Futboll

​Situata te Barcelona, Koeman thotë se ndihet i mbështetur, De Jong lëshon mesazhin e tij

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 23:50
Frankie De Jong, Ronald Koeman

E ardhmja e Ronald Koeman në stolin e trajnerit të Barcelonës është komplikuar edhe shumë më tepër pas humbjes turpëruese nga Benfica në Ligën e Kampionëve.

Ashtu sikur edhe ndaj Bayerni, Barça gjatë gjithë 90 minutave nuk pati asnjë goditje brenda kuadratit të portës së skuadrës portugeze.

Trajneri holandez menjëherë pas ndeshjes është pyetur për të ardhmen e tij dhe për befasinë e të gjithëve ka deklaruar se e ka mbështetjen e plotë nga lojtarët, por se ka shtuar se nuk e di nëse të njëjtën e ka edhe nga drejtuesit e klubit.

“Ndihem i mbështetur, shumë i mbështetur nga lojtarët këtu në Barcelonë. Por nga klubi? Këtë nuk e di.”, ka shtuar Koeman.

Për situatën në klub dhe të ardhmen e trajnerit ka folur edhe mesfushori Frankie De Jong i cili ka thënë se nuk mendon që rruga e daljes nga kjo situatë do të gjindej me shkarkimin e Koeman.

“Sipas mendimit tim, nuk mendoj që zgjidhja është ndryshimi i trajnerit”, ka thënë De Jong.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat