Kessie larg marrëveshjes me Milanin

Futboll

Kessie larg marrëveshjes me Milanin

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 13:18
Franck Kessie

Mesfushori Franck Kessie dhe AC Milan ende kanë ngecur për të gjetur gjuhën e përbashkët në rinovimin e kontratës.

Kontrata e futbollistit të Bregut të Fildishtë skadon verën tjetër dhe për momentin nuk është duke negociuar me “Rossonerët”.

Gazzetta dello Sport raporton se nuk ka zhvillime në bisedime, ngase secila palë kërkon që të respektohet oferta dhe kushtet.

Milan i ka ofruar Kessies kontratë të re me vlerë 6.5 milionë euro për sezon deri në qershorin e vitit 2026.

Ndërsa, mesfushori bashkë me agjentin kërkon 8 milionë euro.

Milan shpreson të mos e humb Kessie si agjent i lirë njësoi si Hakan Çalhanoglu dhe Gianluigi Donnarumman, por për momentin marrëveshja është larg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat