Zikaltrit kanë humbur 245 milionë euro vitin e kalua

Futboll

Zikaltrit kanë humbur 245 milionë euro vitin e kalua

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 15:28
Zikaltrit kanë humbur 245 milionë euro vitin e kalua

Interi ka bërë bilancin e buxhetit për vitin 2020-2021 duke regjistruar shifrën më të lartë të humbjeve ndonjëherë nga një ekip i Serisë A.

Zikaltrit kanë humbur 245 milionë euro vitin e kaluar, duke thyer rekordin e Juves me 210 milionë euro të humbura vitin  që lamë pas. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë nga një ekip i Serisë A, duke futur zikaltrit në listën e zezë.

Padyshim humbja më e madhe ka ardhur nga mbyllja e stadiumit për shkak të pandemisë, aty ku Interi ka dhe fitimet më të mëdha pasi mbështetja e tifozëve ndaj klubit nuk ka munguar kurrë.

Gjithashtu shifrat janë rritur dhe më tej nga humbja e disa sponsorëve të rëndësishëm duke shtuar dhe më tej hallet e kompanisë.

Edhe pse u shpall kampione Italie, Interi vazhdon ecurinë negative në aspektin ekonomik duke ngritur një alarm të kuq për të ardhmen e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat