Dukagjini me një lojtar me pak shtang Dritën 

Futboll

Dukagjini me një lojtar me pak shtang Dritën 

Nga: Kemajl Goca Më: 30 shtator 2021 Në ora: 17:00
Dukagjini me një lojtar me pak shtang Dritën 

Dukagjini nga Klina edhe me një lojtar me pak ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Dritës nga Gjilani.

Vendasit treguan zemër të madhe,  duke luftuar deri në pikën e fundit dhe ndalën tre pikë të mëdha.

Futbollisti Almir Ajzeraj realizoi gol të bukur në minutën e 39-të, për epërsinë e Dritës.

Lojtari me përvojë, Ahmed Januzi, me dinakërinë e tij shënoi gol të bukur dhe barazoi rezultatin 1:1 në minutën e 50-të. 

Në minutën e 87-të, Chibueze shënoi për fitoren e madhe të Dukagjinit.

Elton Basriu në minutën e 58-të u përjashtua nga loja si lojtar i fundit, pasi që fauloi Betim Haxhimusën dhe ndëshkohet me karton të kuq pas rishikimit të VAR-it.

Dukagjini shijon fitoren e parë në kampionat.

BKT Superliga
Dukagjini - Drita 2:1 
Prishtina - Ulpiana 1:1
Drenica - Malisheva 1:0
Ballkani - Feronikeli 0:0
Gjilani - Llapi 2:1

Tabela

1. Drenica    7    4    2    1    8:6    14
2. Ballkani    7    3    4    0    8:4    13
3. Gjilani    7    3    3    1    9:6    12
4. Malisheva    7    3    2    2    8:4    11
5. Drita    7    3    2    2    6:5    11
6. Prishtina    7    2    3    2    10:7    9
7. Feronikeli    7    2    1    4    4:8    7
8. Dukagjini    7    1    3    3    6:8    6
9. Ulpiana    7    1    3    3    8:11    6
10. Llapi    7    0    3    4    3:11    3
Në javën e ardhshme do të takohen: Ballkani - Drenica, Malisheva - Gjilani, Drita - Prishtina, Feronikeli - Ulpiana dhe Llapi - Dukagjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat