PSG mbulon me ar Franck Kessie

Futboll

PSG mbulon me ar Franck Kessie

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 18:43
PSG mbulon me ar Franck Kessie

Franck Kessie dhe Milani duket si një histori dashurie që do të marrë fund… Ose të paktën, një mision i pamundur rinovimi…

Vetëm pak muaj më parë, në Azi, ku ndodhe në Tokyo për Olimpiadën me Bregun e Fildishtë, mesfushori që thërritet me nofkën “Presidenti” do të betohej për rinovim duke u shprehur:

“Nuk ka asnjë problem! Do të kthehem në Milano, takoj Maldinin dhe do të zgjidh punëne rinovimit sepse e shoh veten me fanellën kuqezi të veshur edhe për shumë vite”…

Premtim bosh, sepse realiteti është se Kessie ka qenë më i dobëti në këtë fillim sezoni dhe veç kësaj tashmë duket se madje ai e ka mendjen edhe te largimi falas, ose që në janar…

Sipas medieve italiane, sakaq, oferta e fundit në drejtim të tij nga PSG është gati 12 mln euro bashkë me bonuse dhe komision në firmën falas, bashkë me agjetin e tij Atangana.

Një operacion në total prej gati 130 mln eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat