Koeman do të shkarkohet pas ndeshjes me Atletico Madridin

Futboll

Koeman do të shkarkohet pas ndeshjes me Atletico Madridin

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 08:13
Ronald Koeman

Gjiganti spanjoll pritet të bëjë ndryshime në stafin teknik.

Barcelona nuk e ka nisur aspak mirë këtë edicion sidomos në Ligën e Kampionëve ku ndodhen në pozitën e fundit në grup pas dy ndeshjeve të para.

Kjo ka bërë që drejtuesve të klubit të ju humb durimi për trajnerin Ronald Koeman.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle, Koeman do të shkarkohet pas ndeshjes ndaj Atletico Madridit që luhet të shtunën.

Presidenti i klubit Joan Laporta ka mbetur i befasuar nga holandezi pasi beson që ekipi i tyre mund të bëjë më shumë me një trajner tjetër në krye.

Si emra të mundshëm për të zëvendësuar Koemanin në stolin e Barçes po përmenden Xavi, Roberto Martinez dhe Andrea Pirlo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat