Tallja me stadiumin

Futboll

Tallja me stadiumin

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 14:28
Tallja me stadiumin

Tallja me stadiumin, si u degdis derbi Dinamo-Partizani në Elbasan!

Për herë të fundit një derbi Dinamo-Partizani në elitën e futbollit shqiptar është luajtur në mitikun “Qemal Stafa”.

Nëntë vite më parë nuk kishim as “Air Albania”, as “Elbasan Arena” dhe as një “Loro Boriçi” modern.

Mirëpo, sot nëntë vite më pas, është e turpshme që derbi i kryeqytetit nuk luhet dot atje ku është zhvilluar historikisht.

Një përgjegjësi totale e FSHF-së dhe klubeve, duke degdisur ndeshjet historike nga njëri stadium në tjetrin. Tani Dinamo dhe Partizani nuk luajnë dot as në kryeqytet, por në Elbasan dhe ky është një turp!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat