Tahir Lushtaku i heshti të gjithë! Drenica e çudive, më e mirë si mysafirë!

Futboll

Tahir Lushtaku i heshti të gjithë! Drenica e çudive, më e mirë si mysafirë!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 tetor 2021 Në ora: 19:37
Tahir Lushtaku i heshti të gjithë! Drenica e çudive, më e mirë si mysafirë!

Drenica nga Skenderaj po befason për të mirë në shtatë javët e para në elitën e futbollit të Kosovës, e cila ka vetëm një humbje.

Drenica udhëheq kreun e tabelës me 14 pikë, me 4 fitore, 2 barazime e 1 humbje, me goldallim 8:6.

Tahir Lushtaku ka tejkaluar pritshmëritë dhe pa dyshim është trajneri më i mirë për muajin shtator! 

Lushtaku ka ndërtuar një ekip shumë të mirë.

Cilat janë të veçantat?

Drenica më e suksesshme si mysafirë se sa si vendas. Nga katër ndeshjet si vendas ka fituar 7 pikë, po aq pikë nga tri ndeshje si mysafirë.

Të vetmen humbje e ka si vendas me rezultat 2:0 nga Drita e Gjilanit. Në udhëtim ka dy fitore e një barazim, si vendas 2 fitore, 1 barazim e 1 humbje. Drenica gjunjëzoi me rezultat 2:1 kampionin në fuqi Prishtinën.  

Edhe goldallimin e ka më të mirë si mysafirë, 4:2 në favor të saj, ndërsa si vendas 4:4. 

Mate si ta matesh, Drenica më e suksesshme si mysafirë. 

Nesër në orën 15.00 do të luajnë në Therandë kundër Ballkanit, derbi i javës së 8-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Krejt në fund, Drenica e çudive sa i përket statistikave, rezultate jo të rastit por si fryt i punës së palodhshme të trajnerit Lushtaku. 

Rezultatet
Java e parë

Drenica - Gjilani 1:1

Java e dytë
Dukagjini - Drenica 1:2

Java e tretë
Drenica - Prishtina 2:1

Java e katërt
Ulpiana - Drenica 0:1

Java e pestë
Drenica - Drita 0:2

Java e gjashtë
Llapi - Drenica 1:1

Java e shtatë

Drenica - Malisheva 1:0

Java e tetë
Ballkani - Drenica
Java e nënt

Drenica - Feronikeli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat