Thaçi ankohet në referim

Futboll

Thaçi ankohet në referim

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 17:15
Thaçi ankohet në referim

Gjilani dhe Malisheva ndanë pikët në ndeshjen e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri i Malishevës, Arsim Thaçi shprehu indinjatën e tij ndaj referimin të takimit.

“Mendoj së ne pjesën e dytë kemi meritur fitoren, ishim përballë një ekipi cilësor. Është keq me komentu çështjen e referit, por në dy ndeshjet që ka referu janë dy ndeshjet me referimin më të dobët që kam parë.

“Me mënyrën qysh na ka referu referi nuk jemi të kënaqur, por jemi të kënaqur me një barazim ndaj një skuadre cilësorë siç është Gjilani”- tha trajneri i Malishevës, përcjell Insporti.

Ndryshe, referi i ndeshjes Gjilani – Malisheva ishte Genc Nuza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat