Suarez: Duhet të presë momentin e duhur

Futboll

Suarez: Duhet të presë momentin e duhur

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 18:35
Suarez: Duhet të presë momentin e duhur

Gjatë një intervistë të dhënë për Sport, Luis Suarez ka dashur t’i japë një këshillë Xavi-t, ish-shoku i tij i skuadrës dhe kandidat për të marrë vendin e Ronald Koeman në stolin e Barcelona-s.

“Si tifoz i futbollit, pas asaj që ka bërë si lojtar, nuk besoj se sot, nesër ose pasnesër është momenti i duhur për të marrë drejtimin e skuadrës. Është inteligjent dhe i di vështirësitë e klubit”, ka thënë Suarez.

“Duhet të presë momentin e duhur. Ka disa ish-shok skuadre aty dhe do të duhet të marrë vendime të vështira”.

Megjithatë, Suarez ka theksuar se:

“E shikoj si një trajner shumë të kualifikuar. Nëse do të kthehet në Camp Nou në një kontekst tjetër, do të jetë i madh siç ka qenë edhe si lojtar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat