Koeman: Kemi luajtur në sulm me mesfushorë, kam besim dhe mbështetjen e klubit

Futboll

Koeman: Kemi luajtur në sulm me mesfushorë, kam besim dhe mbështetjen e klubit

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 10:11
Ronald Koeman

Pavarësisht humbjes 2-0 ndaj Atléticos së Madridit në “Wanda Metropolitano”, Ronald Koeman beson se mund ta ndryshojë situatën kritike të Barçës, sidomos pas mbështetjes që mori nga presidenti Joan Laporta disa orë para sfidës, përtej rezultatit që do të prodhonte fusha.

“Asnjëherë nuk është vonë. Është e rëndësishme të sqarohet rruga që duhet ndjekur. Me ose pa mua si trajner. Nuk mund të punosh nëse nuk ka qartësi në këtë drejtim.”

Sa i përket bisedës me presidentin, Koeman pranoi se ishte sqaruar pikërisht për qëndrimin që numri 1 i klubit duhet të mbante.

“Të premten i telefonuam njëri-tjetrit dhe dje folëm gjatë. Për ekipin, klubin, për situatën tume. Kam kërkuar që klubi ta bëjë të qartë situatën time. Është e rëndësishme që dhoma e zhveshjes të dijë situatën. Presidenti e ka bërë të qartë vendimin e tij”.

Pavarësisht mbështetjes që ka marrë nga klubi, trajneri holandez e ka të qartë se duhet të fitojë ndeshjet.

“Ky presion ekziston gjithmonë, por ndiej mbështetjen. Ndjesia është pozitive. Kam besim, por varet shumë nga rezultatet.”

Holandezi tani do të ketë një pushim dyjavor për të qenë në gjendje të rikuperojë forcat dhe të përgatitet për ndeshjet kundër Valencias, Dinamos së Kievit dhe Real Madridit.

“Nuk kemi rrezikuar me Albën. Shpresoj që Ansu Fati të jetë më mirë fizikisht. Shpresoj që edhe Agüero dhe Dembélé të jenë më pranë kthimit. Ne e dimë çfarë na mungon, sidomos në sulm. Ne luajmë përpara me mesfushorë. Donim të luanim me stilin tonë, por nuk mundëm.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat