Union Berlin në formë të mirë, përmbys Mainz-in

Futboll

Union Berlin në formë të mirë, përmbys Mainz-in

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 18:22
Union Berlin në formë të mirë, përmbys Mainz-in

Union  Berlin merr suksesin e dytë radhazi në kampionat, duke mundur Mainz me përmbysje.

Në ndeshjen e  zhvilluar në Meva Arena, pjesa e parë dhuroi pak raste për shënim nga të dyja skuadrat dhe në të vetmen goditje në kuadrat, skuadra e Mainz arriti që të gjente rrugën e  rrjetës. Ingvarsten shfrytëzoi pasimin e Onisiuo, e me statusin e një ish-i zhbllokoi rezultatin duke ngritur peshë tifozerinë vendase.

Goli i dytë në këtë edicion për 25-vjeçarin nga Danimarka, i cili i dha qetësinë skuadrës ë tij para se ekipet ti drejtoheshin dhomave të zhveshjes.

Në fraksionin e dytë skuadra e Union  Berlin ishte më kërkuese, duke ngacmuar më shumë në portën e Centner, por tentativat e miqve do të shpërbleheshin në minutën e 69-të, me Auroniji, i cili me një goditje nga brenda zone arriti që të vendoste ekulibrin. Ashtu si Ingvarsten edhe nigeriani zbriste në fushën e lojës me statusin e një ish-i.

Katër minuta më vnë, ishte sërish Auroniji që shënoi dhe golin e dytë personal dhe të përmbysjen për Union Berlin. Gjithccka u bë akoma dhe më vështirë për skuadrëne  Mainz, pas daljes me të kuqe të Kor, i cili u ndëshkua në fraksionin e dytë dy herë me kartonë të verdhë, duke e lënë skuadrën e  tij me 10 lojtarë.

Në fund, Union berlin merr suksesin e dytë radhazi në kampiaont, duke shkuar në kuotën e 12 pikëve, ndërsa në anën tjetër Mainz mbetet në kuotën e 10 pikëve, duke pësur dhe humbjen e dytë radhazi e të parën në shtëpi për këtë edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat