Shkupi lider, trajneri i kënaqur 

Futboll

Shkupi lider, trajneri i kënaqur 

Nga: K.G. Më: 3 tetor 2021 Në ora: 18:54
Shkupi lider, trajneri i kënaqur 

Goce Sedloski, trajner i Shkupit, ka arsye për të qenë i kënaqur pas derbit të javës së 9-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll, ku fituam me rezultat 2:0 ndaj Rabotniçkit.

Skuadra nga Çairi është e para n[ë tabelë me 20 pikë, dy më shumë se Renova që gjendet e dyta.

Sedloski ka deklaruar për "Sportmedia":

“Sigurisht që jam i kënaqur. Ne arritëm që të realizojmë herët, por është për të ardhur keq që Radeski nuk e realizoi golin, ku do të ishte 2:0 dhe ndoshta do të kishte mbaruar gjithçka.

Në pjesën e dytë, Rabotniçki kishte nismën të mirë për dhjetë minuta, kishte raste, por pas golit tonë të dytë, fituesi veç ishte i njohur. Në fund patëm edhe një rast për triumf më bindës.

Jam i kënaqur, fituam një ekip cilësore të udhëhequr nga shoku dhe ish -bashkëpunëtori im Aleksandar Vlaho”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat