Bare me notë të mirë kundër Realit

Futboll

Bare me notë të mirë kundër Realit

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 19:03
Bare me notë të mirë kundër Realit

Keidi Bare sot ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në karrierën e tij, pasi me fanellën e Espanjollt, ai arriti që t’i gëzohej një fitoreje ndaj gjigandëve të Real Madrid.

Skuadra klatalanase triumfoi 2-1 dhe mesfushori shqiptar ishte një ndër protagonistët pozitivë të kësaj ndeshje, jo thjesht për kilometrat që përshkoi në fushën e lojës.

Bare ishte titullar dhe ndihmoi në suksesin e skuadrës fillimisht me pasimin final për Aleiks VIdal, i cili shënoi golin e rezultatit të përkohshëm 2-0. Sipas statistikave të përgatitura për PANORAMA SPORT nga SofaScore, për mesfushorin shqiptar ishin 2 pasime kyçe në këtë sfidë, ndërsa spastroi dy herë zonën në aksione të rrezikshme.

Në një ndeshje ku fokusi ishte më shumë te mbrojtja, Bare gjithsesi ishte shumë i saktë në krijim me 88% pasime të sakta në këtë sfidë si dhe me 5 nga 11 duelet e fituara. Për paraqitjen e tij në sfidën e sotme ndaj madrilenëve, ai u vlerësua me notën 7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat