Qirko: Teuta më jep sigurinë e ekipit kampion

Futboll

Qirko: Teuta më jep sigurinë e ekipit kampion

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 19:24
Qirko: Teuta më jep sigurinë e ekipit kampion

Portieri i Teutës, Pano Qirko, ishte një nga më të mirët në fushë, në triumfin 2-3 që skuadra kampione në fuqi arriti në transfertë ndaj Kukësit, në prononcimin për “Gol pas Goli”, gardiani vlonjat u shpreh:

“Ishte një ndeshje relativisht e vështirë, pasi ka pasur raste nga të dy ekipet.

Kam ekip me mentalitet fituesi ku çdo ndeshje futemi për fitore, kemi çuna të mrekullueshëm, mendoj se është një ekip kampion. Që ditën e parë që kam ardhur jam ambientuar dhe falënderoj presidentin e trajnerin që më kanë dhënë kohën e besimin për të ecur para.

Është vend i mrekullueshëm ku me të vërtetë jam ambientuar shumë mirë. Bylisi më dha një eksperiencë për të vazhduar përpara. Ekipi i Teutës më jep mbështetje më shumë se është kampion, tregohet në fushë.

Është e ndërsjellë siguria që ekipi më jep dhe që i jap unë, besoj se është një shtysë për më përpara.

Ndeshja e radhës me Tiranën? Mund të them që është ndeshja e ardhshme, që të japim më të mirën, kam ekip që konkurroj e shpresojmë të marrim më të mirën”, tha Qirko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat