Roma gjunjëzon Empolin e Bajramit

Futboll

Roma gjunjëzon Empolin e Bajramit

Nga: K.G. Më: 3 tetor 2021 Në ora: 19:53
Roma gjunjëzon Empolin e Bajramit

Roma ashtu siç pritej arkëtoi tre pikë në përballje me Empolin. 

Romakët shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Empolit, në ndeshjen e javës së shtatë. 

Futbollisti shqiptar, Nedim Bajrami, u aktivizua nga minuta e 46-të për Empolin por nuk arritën të marrin një pikë nga stadiumi "Olimpico".

Pellegrini (42') e Mkhitaryan (48') shënuan për fitoren e  skuadrës së Jose Mourinhos. 

Roma renditet në vend të katërt me 15 pikë në Serie A, ndërsa Empoli është i 10-ti me 9 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat