​Entuziazmohet Calabria: Nuk ka më të mirë se Milani në Itali

Futboll

​Entuziazmohet Calabria: Nuk ka më të mirë se Milani në Itali

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 09:34
Davide Calabria

Davide Calabria është i bindur se nuk ka skuadër më të mirë se Milani në Serie-A pas fitores ndaj Atalantës dhe se kjo skuadër, sipas tij, e ka për synim titullin në këtë edicion.

“Rossonerët” kanë 19 pikë pas shtatë ndeshjeve, starti më i mirë që nga sezonit kur e fituan titullin në edicionin 2003/04 me vetëm dy pikë më pak se lideri aktual, Napoli.

“Ka shumë skuadra të mira në Serie-A, por për mendimin tim asnjëra prej tyre nuk është më e fortë se Milani”, tha Calabria pas ndeshjes.

Calabria e shënoi golin e parë për Milanin pas vetëm 28 sekondave i cili u pasua nga ai i Tonalit dhe një tjetër nga Rafael Leao. Atalanta bëri një rikthim të papritur në lojë duke shënuar dy gola në fund të ndeshjes përmes Zapatas dhe Pasalicit.

“Duhet të fokusohemi në veten tonë dhe të vazhdojmë të besojmë se jemi më të mirët. Intensiteti është karakteristika jonë më e fortë dhe ne mund ta mbajmë këtë tempo gjatë gjithë ndeshjes dhe të bëjmë presion të madh te kundërshtari.”, shtoi Calabria në fund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat