Dzeko e bën Lukakun të harrohet shpejt, barazon një legjendë

Futboll

Dzeko e bën Lukakun të harrohet shpejt, barazon një legjendë

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 23:01
Edin Dzeko

Romelu Lukaku ishte një humbje praktikisht e pamundur për ta zëvendësuar. Në sezonin e fundit me Interin, belgu  shënoi 30 gola dhe dhuroi 12 asiste.

Shumë janë skuadrat që dështojnë kur kërkojnë një zëvendësues për ylllin e tyre dhe ata që kanë sukses, në përgjithësi, bazohen në një “libër” kontrolli. Në rastin e Interit, një transferim pa kosto po përpiqet të bëjë sulmuesin belg të harrohet.

Sezoni sapo ka filluar, por Edin Dzeko, një sulmues i cili mbërriti në Milano këtë verë, tashmë shënon njëjtë, për mos thënë me mirë se Lukaku.

Me 6 gola në 7 ndeshjet e para si futbollist i “zikaltërve”, boshnjaku tashmë tejkalon statistikat e lojtarit të ri të Chelsea, i cili shënoi 3 gola në 7 ndeshjet e para.

Golat e shënuar nga Dzeko kanë bërë që ai barazojë një legjendë të Interit. Ai është lojtari i parë i cili në sezonin e tij të parë me Nerazzurri ka arritur këtë shifër golash në Serie A që kur Ronaldo Nazario e bërë atë në sezonin 1997/1998. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat