Interi ka gjetur zëvendësimin e portierit

Futboll

Interi ka gjetur zëvendësimin e portierit

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 12:53
Interi ka gjetur zëvendësimin e portierit

Interi ka gjetur zëvendësimin e portierit !

Skuadra e Interit ka arritur marrëveshje personale me portierin e Ajaksit, Andre Onana. Sipas gazetarit të mirënjohur Fabrizio Romano, marrëveshja është arritur në muajin korrik dhe Onana do t’i bashkohet “Nerazzurëve” si lojtarë i lirë në vitin 2022.

Marrëveshja mes dy palëve ende nuk është nënshkruar, por është në fazën finale, dhe për këtë arsye bisedimet me skuadrat si Lion dhe Nica, kishin dështuar.

Që nga transferimi i tij nga akademia e Barcelonës tek Ajaksi, Onana ka arritur të bëjë 249 paraqitje për kampionin holandez, duke regjistruar 89 porta të paprekura mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat