Krelani komenton braktisjen e Xhakës

Futboll

Krelani komenton braktisjen e Xhakës

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 13:11
Krelani komenton braktisjen e Xhakës

Refuzimi i ftesës së Kombëtares shqiptare nga ana e Taulant Xhakës është kthyer në qendër të vëmendjes mediatike këto ditë. Në lidhje me këtë çështje është shprehur edhe gazetarja sportive, Qëndresa Krelani, e cila është tërësisht kundër këtij vendimi të mesfushorit të Bazelit. Në një prononcim për “Zona Zero“, Krelani thekson se askush nuk është i pazëvendësueshëm e për të mbështetur idenë e saj sjell në kujtesë një episod ka pasur në qendër Ronaldo fenomenin. Sipas gazetares sportive ai që humb nga e gjithë kjo histori është vetëm Xhaka e jo Shqipëria.

“Për mua, keni një trajner shumë zotëri. Ne e quajmë ujku i vjetër i futbollit klasik dhe çdo vendim që merr e di se çfarë është duke bërë.

Tani imagjino çfarë kohe ka ardhur, që refuzohet ftesa e Kombëtares. Është si të refuzosh të shkosh në l.uftë edhe të mbrosh vendin tënd. Sepse ne tani i quajmë këta si ushtarët modernë, që me metodat të cilat u janë ofruar e përfaqësojnë vendin. Kështu që humbja është e Xhakës jo e Kombëtares së Shqipërisë. Të gjithë jemi të zëvendësueshëm në këtë jetë.

E mbaj mend kur ishte i dëmtuar Ronaldo Lima dhe ndoshta 10 minuta iu desh që të shtrihej në fushë. Por iu desh gjyqtarit që ti thotë:

“Ronaldo, më vjen shumë keq por duhet të lësh fushën, sepse loja vazhdon”. Dhe ai tha që aty e kuptova se të gjithë jemi të zevedësueshëm dhe loja vazhdoi edhe pa mua. Loja do të vazhdojë edhe pa secilin futbollist që refuzon ftesën edhe ndaj Shqipërisë edhe ndaj Kosovës”, është shprehur Qëndresa Krelani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat