Nilsson letër Dukës: Mikëpritje e shkëlqyer

Futboll

Nilsson letër Dukës: Mikëpritje e shkëlqyer

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 13:26
Nilsson letër Dukës: Mikëpritje e shkëlqyer

Pak ditë pas mbledhjes së Komitetit HatTrick të UEFA-s në Shqipëri, kryetari i këtij Komiteti, Karl-Erik Nilsson, njëherazi edhe zëvendës-president i UEFA-s i ka dërguar një letër falënderimi presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ku shpreh vlerësimet e tij për pritjen e shkëlqyer nga ana e Federatës Shqiptare.

Kryetari Nilsson shkruan se i gjithë delegacioni që ishte i pranishëm në Tiranë javën e shkuar janë falënderues për mikpritjen, duke vlerësuar edhe përfshirjen e vetë presidentit Duka që ky event të organizohej me sukses.

Komiteti HatTrick organizoi mbledhjen e tij të radhës në Tiranë më 30 shtator, një event historik që iu besua Federatës Shqiptare të Futbollit e që u organizua me sukses.

Më poshtë letra e kryetarit të Komitetit HatTrick të UEFA-s, Karl-Erik Nilsson, dërguar presidentit Duka:

I dashur Armand,

Shkruaj për t’ju shprehur vlerësimin tonë maksimal për pritjen e ngrohtë që i bëtë Anëtarëve të Komitetit HatTrick gjatë takimit të fundit të këtij Komiteti në selinë tuaj të FSHF-së në Tiranë më 30 shtator.

Jam pafund falënderues për përfshirjen tuaj teksa mikëpritët Anëtarët e Komitetit. Do të donim t’ju falënderonim sërish ju për mikpritjen e delegacionit dhe administratën e Federatës suaj që ndihmoi që ky event të organizohej me sukses.

Të gjithë anëtarët e Komitetit vlerësuan njëzëri pritjen e shkëlqyer dhe veçanërisht shijuan guidën dhe ndeshjen e futbollit të organizuar në stadiumin “Air Albania”.
Juaji sinqerisht,
Karl – Erik Nilsson

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat