Virgil van Dijk zbulon kundërshtarin më të fortë me të cilin është përballur

Futboll

Virgil van Dijk zbulon kundërshtarin më të fortë me të cilin është përballur

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 15:10
Virgil van Dijk

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk dha një përgjigje të papritur kur u pyet për kundërshtarin më të vështirë që ka pasur në karrierë.

Holandezi është bërë ndër lojtarët më të mirë në botë që prej kalimit te “Anfield” që nga viti 2018, duke i ndihmuar “Reds” të fitojnë Ligën e Kampionëve dhe Premierligën.

Van Dijk thotë se Messi është kundërshtari më i vështirë që është përballur ndonjëherë.

“Mund të them Lionel Messi. Është ende futbollisti më i mirë në botë”.

“Ai dhe Cristiano Ronaldo kanë vendosur numra të pabesueshëm në dekadën e fundit dhe është e pabesueshme çfarë kanë arritur. Mund të them Messi (është kundërshtari më i vështirë) sepse ishte vështirë atë natë në Barcelonë kur humbën 3-0. Fatmirësisht, e rikthyem në Anfield”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Van Dijk është duke provuar të rigjejë formën më të mirë që prej kur pësoi lëndimin në vitin e kaluar, ku këputi ligamentet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat