Futbollisti gjendet i vdekur në makinën e tij

Futboll

Futbollisti gjendet i vdekur në makinën e tij

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 16:14
Futbollisti gjendet i vdekur në makinën e tij

Tragjedi në futbollin grek. Nikos Tsumanis, 31-vjeçar është gjetur i vdekur nga policia brenda veturës së tij me një litar në qafë.

Autoritetet greke e konsiderojnë si vrasje vdekjen e Tsumanit, por nuk përjashtohet edhe vetëvrasja.

Kjo pasi që futbollisti grek i kishte thënë një mikut të tij se ai po kalonte nëpër një periudhë shumë të vështirë financiare dhe po mendonta ta vriste veten.

Nikos Tsumanis së fundmi ishte pjesë e Apollonit në kampionatin grek ndërsa ka qenë pjesë e të rinjve të Greqisë në vitin 2011.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat