Ismajli shqetëson Rejën

Futboll

Ismajli shqetëson Rejën

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 17:43
Ismajli shqetëson Rejën

Kombëtarja shqiptare ka kryer seancën e dytë stërvitore në kuadër të eliminatoreve të Kupës së Botës Katar 2022, teksa të shtunën do t’i duhet të përballet me Hungarinë në Budapest dhe tre ditë më vonë me Poloninë në “Air Albania”.

Pasditen e sotme të gjithë kuqezinjtë kanë qenë në dispozicion të trajnerit Edi Reja, pasi është bashkuar me grupin edhe mesfushori i Espanyolit, Keidi Bare, ndërsa për momentin shqetësimi i vetëm lidhet me mbrojtësin Ardian Ismajli.

Ky i fundit nuk është në gjendje optimale fizike, por stafi mjekësore shpreson ta rikuperojë në kohë, duke qenë se ndeshja do të luhet pas 4 ditësh, megjithatë për çdo rast i gatshëm është edhe Kastriot Dermaku, i cili ka bërë disa ndeshje si titullar i kuqezinjve.

Pas një seance shkrydhëse pasditen e djeshme, sot trajneri Reja ka shtuar ndjeshëm ngarkesën dhe në dy ditët e ardhshme do të vlerësojë më mirë gjendjen fizike të të gjithë futbollistëve që ka në dispozicion, për të hartuar më pas edhe formacionin me të cilin do të përballojë 90-minutëshin e “Puscas Arenës”.

Aktualisht mesfusha mbetet reparti i vetëm ku trajneri ka dyshime, pasi Amir Abrashi dhe Qazim Laçi nuk janë grumbulluar për shkak dëmtimi, ndaj gjasat janë që qendra t’i besohet dyshes Bare-Gjasula, me Bajramin më të avancuar pas dyshes sulmuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat