Jo vetëm në fushë, Drenica befason të gjithë me përforcimin e ri

Futboll

Jo vetëm në fushë, Drenica befason të gjithë me përforcimin e ri

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 21:37
Mikel Kaloshi

Portieri shqiptar, Mikel Kaloshi, tashmë është futbollist i ri i Drenicës.

Kaloshi, 28- vjecar ka firmosur kontratë me klubin e Superligës së Kosovës deri në përfundim të këtij edicioni, dhe do të përforcojë akoma më shumë portën e kësaj skuadre.

Kaloshi edhe në të kaluarën ka qenë gardian i portës së Drenicës para dy edicioneve.

Ndryshe, Drenica është duke befasuar për të mirë deri më tani në edicion 2021/22 të Superligës së Kosovës duke u renditur në vendin e dytë me 14 pikë pas tetë ndeshjeve të zhvilluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat