Skandali në prezantimin e EURO 2024, fshin Kosovën nga harta dhe e fut në Serbi

Futboll

Skandali në prezantimin e EURO 2024, fshin Kosovën nga harta dhe e fut në Serbi

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 22:33
Skandali në prezantimin e EURO 2024, fshin Kosovën nga harta dhe e fut në Serbi

UEFA ka publikuar sot logon e re të Euro 2024 dhe e ka bërë me një skandal të shëmtuar. Nuk dihet se si dhe pse, por në hartën e UEFA-s, Kosova ka përfunduar e  bashkuar me Serbinë.

Në logon e aktivitetit, UEFA ka vendosur shumë ngjyra që burojnë nga flamujt e shteteve anëtare në Europë, për të bërë një bashkim ngjyrash që të tregojë diversitetin.

Por në një video shpjeguese të krijimit kësaj logoje të veçantë, shfaqet një gafë e rëndë sa i përket hartës.

Pjesa që i përket Kosovës dhe Serbisë mbulohet nga të njëjtat ngjyra dhe i njëjti dizajn, pa një ndarje të dukshme siç ndodh me shtetet e tjera.

Një skandal i rëndë i pashpjegueshëm për organizatën që drejton futbollin në kontinent, për një temë shumë delikate e cila shpesh ka qenë objekt polemikash të cilat ajo me sa duket po i ndez vetë.

Nëse nuk hapet videoja klikoni për ta shkikuar në Youtube!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat