Depay: A jam penduar për transferimin te Barça?

Futboll

Depay: A jam penduar për transferimin te Barça?

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 12:02
Depay: A jam penduar për transferimin te Barça?

Pavarësisht komplikimit të situatës së Barcelonës në muajt e fundit dhe largimit të Lionel Messit, Memphis Depay nuk është i penduar që i është bashkuar katalunasve.

Në një intervistë për ESPN, holandezi bëri të qartë se nuk është penduar për kalimin te Barcelona.

“A jam penduar për transferimin te Barça? Si mund ta bëni këtë pyetje!? Kjo është Barcelona. Nuk mendoj që e dini sa i madh është ky klub dhe çfarë nënkupton për një lojtar nëse kalon në këtë klub. Asnjëherë nuk do të pendohem”, tha Depay.

Tutje, ai nuk është shprehur i shqetësuar për rezultatet e fundit.

“Pavarësisht rezultateve, jam shumë i lumtur në klub. Ishte vështirë për skuadrën. Nuk dua të flas shumë, por njerëzit mendojnë se sezoni ka mbaruar. Ka shumë ndeshje që do zhvillohen.

Çdo gjë është e hapur. Por, si lojtar, duhet të kesh përgjegjësi dhe t’i marrësh ato.

Ndihesh i shqetësuar. Të gjithë lojtarët marrin përgjegjësi te Barcelona. Kjo është normale për një klub të tillë. Ata janë të mësuar të fitojnë gjithçka me futboll të bukur, por nuk jam i shqetësuar”, shtoi ai.

Barcelona për momentin renditët në pozitën e nëntë në tabelë me 12 pikë, pesë më pak se lideri Real Madrid, mirëpo ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat