Juventusi kërkon të rrëmbejë Igli Taren

Futboll

Juventusi kërkon të rrëmbejë Igli Taren

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 13:12
Juventusi kërkon të rrëmbejë Igli Taren

Fillimisht, Inter, më pas Milan, teksa së fundmi në ndjekje të Igli Tares është vënë Juventusi.

Sipas “Calciomercato.com” presidenti Anjeli po mendon të rrëmbejë Igli Taren, drejtor sportiv i Lazios që nga viti 2009. Kontrata e shqiptarit me klubin e Lotitos përfundon në vitin 2023.

Afeksioni për Taren mbetet i fortë. Vlonjati ka qenë në gjendje të bëjë disa goditje me kosto të ulët dhe të gjenerojë përfitime të konsiderueshme kapitale për Lacion, duke rezultuar një nga drejtorët më të suksesshëm të viteve të fundit në Itali.

Gjithsesi historia ka treguar se Lotito nuk para i lë të lirë kollaj, “xhevahirët” e tij. Mjafton të përmendim që për vite me radhë, pavarësisht ofertave tunduese për Imobilen dhe Milinkovic-Savic, ka rezistuar. Kjo vlen edhe për Taren, me të cilin lidhjet janë shumë të forta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat