Celina drejt rikuperimit, Kastrati nuk ia del!

Futboll

Celina drejt rikuperimit, Kastrati nuk ia del!

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 15:28
Celina drejt rikuperimit, Kastrati nuk ia del!

Seanca e 4-t me radhë e Përfaqesueses së Kosovës u mbajt nën reshjet e shiut në Qëndrën e Edukimit sportiv në Hajvali.

Pavarësisht motit të vështirë, Bernard Challandes dhe stafi i tij vazhduan planin e zakonshëm stërvitor. Risi në këtë stërvitje ishte Bersant Celina i cili u përfshni me pjesën tjetër të grupit.

Ai të mërkurën u stërvit i diferencuar për shkak të një problemi të vogël fizik mirëpo duket se ka kaluar dhe pritet të jetë i gatshëm ndaj Suedisë. Edhe në këtë seancë stërvitore u vërejt mungesa e Lirim Kastratit, i cili vazhdon të qëndroj në hotel me një program të speficikuar dhe gjasat që ai të jetë i gatshëm për Suedinë sa vijnë e bëhën më të vogla.

Pjesa tjetër e futbollistëve ishin në rregull dhe nuk ka ndonjë problem. Duke qenë seanca e 4-t stërvitore tashmë Challandes dhe stafi i tij janë futur në atë periudhën e skemave taktiko-teknike, duke i dhënë një fokus të vecantë forcës fizike të futbollistëve.

“Dardanët” të premten do të nisen drejt Suedisë ku edhe do të zhvillojnë stërvitjen e fundit, aty edhe ku do të përcaktohet përfundimisht formacioni që pritet të zbresë në fushë të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat