Hungaria me lajm pozitiv para sfidës me Shqipërinë

Futboll

Hungaria me lajm pozitiv para sfidës me Shqipërinë

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 17:21
Hungaria me lajm pozitiv para sfidës me Shqipërinë

Hungaria ka marrë një lajm pozitiv përpara ndeshjes me Shqipërinë.

Në grumbullimin e skuadrës së Rossit është bashkuar kapiteni Willi Orban, i cili gjatë këtyre ditëve ka pasur probleme shëndetësore dhe nuk ka qenë pjesë e skuadrës.

Mbrojtësi i Leipzig është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Hungarisë dhe do të japë kontributin e tij për dy sfidat delikate, atë ndaj kuqezinjve dhe ndaj Anglisë.

Nuk dihet nëse mund të zbresë në fushë për duelin me Shqipërinë sepse ka pak stërvitje me skuadrën, por kjo gjë është në dorën e trajnerit dhe të stafit.

Lajmin për rikthimin e tij e ka bërë me dije vetë federata hungareze, e cila përmes rrjeteve sociale njoftoi se Orban i është bashkuar skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat