Muçi: Besoj se me Slloveninë do të jetë më e fortë

Futboll

Muçi: Besoj se me Slloveninë do të jetë më e fortë

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 22:23
Muçi: Besoj se me Slloveninë do të jetë më e fortë

Sulmuesi Ernest Muçi shkëlqeu pasditen e sotme duke shënuar plotë dy herë në fitoren 2:0 të Shpresave ndaj Andorrës e vlefshme për eliminatoret e Europianit të 21-vjeçarëve.

“Luftuam shumë në këtë ndeshje që nga fillimi, Andorra na ka hapur probleme gjithmonë.

Duhet të shënojmë gola që në fillim, të jemi më altruist. Besoj ekipi u paraqit mirë, dhe pse fusha nuk ishte e mirë dhe kishte shumë shi.

Besoj se me Slloveninë do të jetë më e fortë dhe besoj do të kemi më shumë raste dhe të arrijmë të dalim më shumë herë para portës”, tha Muçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat