Suarezit s’i del inati me Koemanin

Futboll

Suarezit s’i del inati me Koemanin

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 14:28
Suarezit s’i del inati me Koemanin

Situata te Barcelona vijon të jetë kritike në këtë fillim sezoni dhe si të mos mjaftonte ecuria, “thumbimet” në drejtim të teknikut Koeman nuk kanë fund.

Pas Pjanic, për të akuzuar holandezin ka menduar edhe Luis Suarez, i cili në fundjavën e kaluar i shënoi ish-skuadrës së tij me Atleticon Madrid. Edhe pse ka kaluar më shumë se 1 vit nga largimi i sulmuesit, Suarez vijon ta vuajë mënyrën se si e larguan te Barcelona duke drejtuar gishtin te trajneri holandez, Koeman.

“Ishte shumë e vështirë për mua që të merrja vendimin për t’u larguar nga Barcelona, por situata ishte e tillë.

Koeman më telefonoi dhe biseda zgjati vetëm 40 sekonda, kohë e mjaftueshme, sipas tij, për të larguar një legjendë, për të më treguar që nuk isha në planet e skuadrës. I mungonte personaliteti, pasi nuk e mori guximin të m’i thoshte gjërat në sy, pasi pas bisedës isha i paqartë nëse ishte ai apo klubi që nuk më dëshironte.

Situata ishte shumë e vështirë, Messi kërkoi të largohej, ai qëndroi ndërsa unë mora vendimin për të kaluar tek Atletico, ishte një kohë të cilën më parë nuk e kisha menduar,” – tha sulmuesi.

Në fundjavë, Atletico e Madridit fitoi përballë Barcelonës me rezultatin 2-0 dhe pikërisht goli i dytë erdhi nga Suarez. Pavarësisht se nuk festoi, sulmuesi gjeti momentin për të bërë shenjën e telefonatës dhe kamerat menjëherë sollën në plan teknikun Koeman, por uruguaiani e mohon që festa ishte për teknikun, duke thënë se ishte thjeshtë një festim për fëmijët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat