Anglia për fitore

Futboll

Anglia për fitore

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 12:15
Anglia për fitore

Anglia kryeson Grupin I me 16 nga 18 pikë të mundshme dhe sot pritet të bëjë një rrotacion duke menduar për ndeshjen me Hungarinë në “Wembley” më 12 tetor. Ishullorët janë skuadra favorite për të prerë biletën për në Botëror dhe finalistët e “Euro 2020” konsiderohen një prej favoriteve edhe në Katar pas një viti.

Sauthgejt nuk e përjashton skuadrën e tij nga një diskutim i tillë.

“Ajo që më pëlqeu muajin e shkuar është se nuk e pashë të vetëkënaqur skuadrën. Lojtarët kanë një dëshirë për t’u përmirësuar dhe siguruar që hapat e ardhshëm të jenë të duhurit, të ruajnë standardet çdo ditë.

Por sigurisht që më parë duhet të kualifikohemi.

Kjo është detyra për 6 ditët e ardhshme, të fitojmë 6 pikët. Ne jemi një nga skuadrat që renditet lart në klasifikimin e FIFA-s, me rezultatet e skuadrës që kanë qenë të kënaqshme gjatë periudhës së fundit, por e dimë që mund të bëjmë një tjetër hap më tej sesa rezultati që arritëm gjatë Europianit në verë”, tha trajneri i Anglisë në konferencën për shtyp. Ai konfirmoi se Kieran Tripier do të jetë kapiteni i kombëtares në ndeshjen e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat