Totti: Të bësh një krahasim mes kohës kur luaja unë

Futboll

Totti: Të bësh një krahasim mes kohës kur luaja unë

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 14:33
Totti: Të bësh një krahasim mes kohës kur luaja unë

Francesco Totti, legjenda e Romës, ka dhënë një intervistë të gjatë për “The Guardian” dhe bën një krahasim të futbollist kur luante vetë, me këtë të ditëve të sotme.

Ai e pranon se ka qenë shpesh pranë largimit nga verdhekuqtë dhe ka fantazuar vetëm për një klub tjetër luante.

“Unë kam luajtur në një kohë tjetër, në një futboll që përbëhej nga pasioni dhe tifozët e vërtetë. Të luaja për skuadrën me të cilën isha tifoz ishte zgjedhja më e lehtë për mua.

Të bësh një krahasim mes kohës kur luaja unë dhe futbollit aktual është e vështirë. Tani futbolli është më shumë biznes. Shkon ku mund të bësh më shumë para”, ka thënë mes të tjerash Totti.

Më tej ai ka shtuar: “Milani ka qënë i vetmi klub, pas Romës, që kam fantazuar për të luajtur. Vendimet i merrja vetë, isha shumë i ri dhe e dija që kisha kohë”.

“Refuzimi i Realit në vitin 2006? Ka pasur ditë, kur isha me një këmbë në shtëpi dhe me një këmbë atje. Zgjedhja për të qëndruar në Romë u bë me zemër. Real Madridi është klubi tjetër me të cilin mund të kisha luajtur, një eksperiencë në një vend tjetër, mund të ishte diçka e bukur për mua dhe familjen time”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat