Shqipëria shtang Hungarinë në Budapest, përforcon vendin e dytë

Futboll

Shqipëria shtang Hungarinë në Budapest, përforcon vendin e dytë

Nga: Kemajl Goca Më: 9 tetor 2021 Në ora: 21:05
Shqipëria shtang Hungarinë në Budapest, përforcon vendin e dytë

(E plotësuar) - Kombëtarja e Shqipërisë kthehet me tre pikë domethënëse nga “Puskas Arena” në Budapest. 

Futbollisti Armando Broja është hero i fitores së kuqezinjve me rezultat 1:0 ndaj Hungarisë, në takimin e xhiros së shtatë të Grupi I të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Shqipëria shtang hungarezët dhe pothuajse lë pa gjasa për vend të dytë.

Shqipëria përforcon vendin e dytë me 15 pikë, ndërsa Anglia kryeson me 19, Polonia renditet e treta me 14, Hungaria 10, Andorra 3 dhe San Marino 0 pikë.

Në minutën e 30-të Berat Gjimshiti u largua nga fusha për shkak të lëndimit.

Në minutën e 58-të, rasti ideal për Shqipërinë. Myrto Uzuni ballë për ballë me portierin hungarez, Gulacsi, por ky i fundit e pret me sukses dhe shpëton portën e tij. 

Shtylla shpëton Shqipërinë nga pësimi i golit në minutën e 74-të. Prekja e Szalait shumë pranë vijës fatale, u ndal nga shtylla.

Në minutën e 80-të, Bare asiston për mrekulli dhe Broja me zgjuarsi godet furishëm e përtokë, duke shënuar për fitoren e madhe, 0:1. 

Shqipëria të martën (me 12 tetor) do të takohet me Poloninë, e cila është ndeshje vendimtare për vend të dytë.

Hungaria – Shqipëria 0:1

Stadiumi “Puskas Arena” në Budapest.
Gjyqtar: Del Cerro (Spanja).
Shënues: Broja (80’).
Kartona të verdhë: Botka, Kleinheisler - Çekiçi, Gjasula. Veseli, Trashi.
Hungaria: Gulacsi, Botka (Lang 83’), Orban, Szalai, Nego (Hahn 83’), A. Nagy (Kleinheisler 71’), Schafer, A. Nagy (Kleinheisler 71’), Sallai (Vecsei 71’), Szoboszlai dhe Salloi (Schon 59’).
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti (Veseli 30’), Trashi (Balliu 86’), Gjasula, Çekiçi (Bajrami 46’), Bare, Uzuni (Broja 66’) dhe Cikalleshi (Manaj 66’).
 
84' Shqipëria është afër trepikëshit.

80' Armando Broja me goditje të fortë e përtokë shënon për 0:1.

74′ Shtylla shpëton Shqipërinë nga pësimi i golit. Me Kombëtarja një këto minuta. Prekja e Szalait shumë pranë vijës fatale, u ndal nga shtylla.

72' Shqipëria po kërkon golin e fitores,

68' Shqipëria mjaft e rrezikshme ndaj rivalit.

66' Shqipëria po kërkon pikë në Budapest, është afër qëllimit.

61' Edhe më tej pa gola.

58' Rasti më i mirë për Shqipërinë. Myrto Uzuni ballë për ballë me portierin hungarez Gulacsi por ky i fundit e pret me sukses dhe shpëton portën e tij. 

Hungaria – Shqipëria 0:0
Stadiumi “Puskas Arena” në Budapest.
Gjyqtar: Del Cerro (Spanja).
Kartona të verdhë: Botka - Çekiçi.
Hungaria: Gulacsi, Botka, Orban, Szalai, Nego, Nagy, Schafer, Nagy, Sallai, Szoboszlai dhe Salloi.
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti (Veseli 30’), Trashi, Gjasula, Çekiçi (Bajrami 46’), Bare, Uzuni dhe Cikalleshi.
55' Lojë e mirë nga të dy palët.

51' Kuqezinjtë po mbahen mirë. 

48′ Hungarezët flirtojnë me golin e avantazhit, Salloi provon brenda zonës, por për fat të mirë, topi ka shkuar ngjitur me shtyllën.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë, Hungaria - Shqipëria 0:0. Pjesa e parë e mirë por jo me raste, ku se njëra palë po ashtu edhe tjetra luajtën me kujdes të shtuar. 

43' Shqipëria po tregon lojë të mirë.

40’ Në minutën e 30-të Berat Gjmishtii u largua nga fusha për shkak të lëndimit.

Hungaria – Shqipëria 0:0
Stadiumi “Puskas Arena” në Budapest.
Gjyqtar: Del Cerro (Spanja).
Hungaria: Gulacsi, Botka, Orban, Szalai, Nego, Nagy, Schafer, Nagy, Sallai, Szoboszlai dhe Salloi.
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti (Veseli 30’), Trashi, Gjasula, Çekiçi, Bare, Uzuni dhe Cikalleshi.

35' Shqipëria tenton të sulmojë përmes Cikalleshit.

32' Shqipëria luan me shumë kujdes.

29’ Përballje jo aq edhe interesante. 

Hungaria – Shqipëria 0:0
Stadiumi “Puskas Arena” në Budapest.
Gjyqtar: Del Cerro (Spanja).
Hungaria: Gulacsi, Botka, Orban, Szalai, Nego, Nagy, Schafer, Nagy, Sallai, Szoboszlai dhe Salloi.
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Trashi, Gjasula, Çekiçi, Bare, Uzuni dhe Cikalleshi.
 
26' Deri me tash asnjë rast.

23' Lojë me ritëm nga të dy palët.

18' Shqipëria  po tregon lojë shumë të mirë. Hungari - Shqipëri 0:0.

15' Nuk ka ende gola.

11' Shqipëria kërkon pikë në Budapest.

9' Ndeshje me intesitet por pa raste deri me tash.

5' Ndeshja luhet pa shikues pasi që Hungaria është e dënuar ga UEFA.

3' Lojë e mirë.

1' Fillon ndeshja.

Ndeshja Hungari – Shqipëri është sikur finale nl kuadër të Grupi I të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Hungaria ka përparësinë e fushës e Shqipëria zemrën.   

Në Gruoin I Anglia 16, pasojnë Shqipëria 12, Polonia 11, Hungaria 10, Andorra 3 dhe San Marino 0 pikë.

Hungaria – Shqipëria

Stadiumi “Puskas Arena” në Budapest.
Gjyqtar: Del Cerro (Spanja).
Hungaria: Gulacsi, Botka, Orban, Szalai, Nego, Nagy, Schafer, Nagy, Sallai, Szoboszlai dhe Salloi.
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Trashi, Gjasula, Çekiçi, Bare, Uzuni dhe Cikalleshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat