Flick: Kam disa ide se si do të luajmë në Shkup

Futboll

Flick: Kam disa ide se si do të luajmë në Shkup

Nga: K.G. Më: 10 tetor 2021 Në ora: 15:18
Flick: Kam disa ide se si do të luajmë në Shkup

Gjermania pas fitores ndaj Rumanisë me rezultat 2:1, kërkon triumfin e radhës, kësaj radhe në Shkup kundër Maqedonisë së Veriut, në ndeshjen e xhiros së tetë të Grupit J të garës kualifikuese për Kampionatin Botëror në futboll. 

Selektori gjerman Hansi Flick kërkon pikë maksimale në sfidën e nesërme (20.45).

“Maqedonasit kanë ide shumë të mira në fushë dhe janë taktikisht të fortë.

Plus ata janë të lumtur me atë fitore (1:2) në Gjermani, kështu që ata do të jenë të motivuar për të fituar.

Kjo është arsyeja pse ne duhet të jemi të kujdesshëm në fushë.

Unë kam disa ide se si do të luajmë dhe kam përgatitur (unë) disa variante në varësi të ‘skenarit në fushë’, -tha Flick.

Maqedonia është në vend të dytë me 12 pikë pas 7 xhirove në Grupin J dhe Gjermania kryeson me 18 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat