Levandovski duartroket gjuajtjen e vetme në portë të San Marinos

Futboll

Levandovski duartroket gjuajtjen e vetme në portë të San Marinos

Nga: K.G. Më: 10 tetor 2021 Në ora: 17:49
Levandovski duartroket gjuajtjen e vetme në portë të San Marinos

Paralel me ndeshjen Hungari-Shqipëri mbrëmjen e djeshme luajtën dhe rivalët tanë në grup Polonia me San Marinon.

Sfida përfundoi me një triumf të thellë të polakëve, 5-0 duke ruajtur ritmin e Shqipërisë në Grupin I.

Sfida ishte totalisht e dominuar nga vendasit që zotëruan 79% të mbajtjes së topit dhe tentuan portën 32 herë.

Por 5 minuta nga fundi, San Marino bëri gjuajtjen e vetme në portën e Polonisë duke provuar një supergol nga distanca. Ky moment ishte epik pasi Robert Levandovski nisi të qeshte nga stoli duke duartrokitur kundërshtarin për ‘sforcon’ e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat