​Jep dorëheqje trajneri i KF Vëllaznimit

Futboll

​Jep dorëheqje trajneri i KF Vëllaznimit

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 12:46
Foto Ilustrim

Edhe pse është lidere e renditjes tabelare në Ligën e parë, skuadra e Vëllaznimit nga sot ka mbetur pa kryetrajner.

Granit Begolli përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se nga sot ka ndarë rrugët me klubin e futbollit nga Gjakova.

Ai ka falënderuar klubin, bashkëpunëtorët dhe tifozët për punën e deritanishme por që nuk ka dhënë arsyet që e kanë shtyrë për marrjen e këtij vendimi, përcjellë KosovaPress.

Ndryshe, pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara, Vëllaznimi është në vendin e parë me 17 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat