Lacazette kërkon largimin

Futboll

Lacazette kërkon largimin

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 18:04
Alexandre Lacazette

Alexandre Lacazette nuk do të vazhdojë kontratën me Arsenalin. Lajmi është bërë i ditur nga mediat angleze të hënën.

Sulmuesi francez ka vendosur të largohet nga londinezët në fund të sezonit. Kontrata i skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

Interesim për Lacazetten ka shprehur skuadra nga Serie A dhe La Liga.

Këtë sezon në katër paraqitje në të gjitha garat ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat