Dallimi i lartë në vlerën ekipore mes Shqipërisë dhe Polonisë

Futboll

Dallimi i lartë në vlerën ekipore mes Shqipërisë dhe Polonisë

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 16:31
Dallimi i lartë në vlerën ekipore mes Shqipërisë dhe Polonisë

Kombëtarja e Shqipërisë sot luan njërën nga ndeshjet me të rëndësishme të viteve të fundit, pasi në stadiumin “Air Albania” e mirëpret Poloninë, në një ndeshje direkt për vendin e dytë në kualifikueset për Botërorin 2022.

Në impiantin modern kuqezi do të ketë vend për 22 mijë shikues, aq sa është edhe kapacitet maksimal i tij. Të dy përfaqësueset do të mundohen të jenë me të kujdesshme dhe të përfitojnë nga aksionet që iu jepet hapësira.

Sipas “Transfermarket”, Polonia ka vlerën me të lartë se Shqipëria. Vlera e Polonisë shkon në 268.50 milionë euro. Ndërsa, Kombëtarja “kuqezi” ka vlerë 102.25 milionë.

Përkundër kësaj, Polonia ka edhe futbollistin me të vleshëm nga të gjithë. Sulmuesi polak, Robert Lewandowski është ai për të cilin bëhet fjalë, ku vlerësohet me 60 milionë euro.

Ndërkaq te Shqipëria, Marash Kumbulla është lojtari më i vlefshëm me 25 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat