Pesimizëm

Futboll

Pesimizëm

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 16:46
Pesimizëm

Shqipëria luan një ndeshje historike përballë Polonisë mbrëmjen e sotme, ku të dyja ekipet luajnë shansin për një vend në “play off” të Kupës së Botës.

Pavarësisht se bardhekuqtë shihen si favoritë në këtë sfidë, ka edhe nga ata që janë pesimisht. Ish-futbollisti polak, Jan Tomasevski, nuk e fsheh frikën e tij në një prononcim për “Interia”, ku uron Kombëtaren e tij që të paktën të dalë me një barazim nga “Air Albania”.

“Më vjen keq që është kështu, por kjo është ajo që na dha trajneri Sousa, duke barazuar një ndeshje të fituar me Hungarinë në Budapest dhe duke humbur një barazim kundër Anglisë në Londër.

Si një mbështetës moral i këtij ekipi, sepse ne të gjithë jemi tifozë, ne jemi sponsorë të këtij ekipi, uroj që të paktën ta barazojmë këtë ndeshje.

Nëse Levandovski luan dobët me Shqipërinë dhe ai ka të drejtë ta bëjë këtë, do të jetë faji që ai luajti me San Marino për këto dhjetëra minuta. Kishte vetëm një audiencë fantastike në ndeshjen kundër San Marinos, një lamtumirë e bukur me ?ukasz Fabia?skin dhe asgjë tjetër“, theksoi Jan Tomasevski.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat